By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Publikohet letra që i niset BE-së, ShBA-së dhe Britanisë për marrëdhëniet e situatën e tanishme Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Publikohet letra që i niset BE-së, ShBA-së dhe Britanisë për marrëdhëniet e situatën e tanishme Kosovë-Serbi
Ballina 1Lajme

Publikohet letra që i niset BE-së, ShBA-së dhe Britanisë për marrëdhëniet e situatën e tanishme Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/08/06 at 5:38 PM
Kosova Times Published August 6, 2023
Share
SHARE

Deputetja britanike, Alicia Kearns dhe eurodeputeti ukrainas Oleksandr Merezhko, kanë nisur një letër të hapur publike për raportin Kosovë-Serbi.

Ata këtë e kanë drejtuar për emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe emisarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Eurodeputeti ukrainas njëherësh edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, nënshkroi në këtë letër ku thuhet se Kosova është shtet i pavarur, derisa Ukraina akoma nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Në këtë letër thuhet se shkruajnë për shqetësimet që kanë për politikën aktuale të BE-së, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Aty kërkohet të ketë një rishqyrtim të qasjes se deritanishme ndaj raporteve Prishtinë-Beograd.

“Derisa fokusi ynë duhet të mbetet në normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugën euro-atlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, trazirat e fundit kërkojnë që të gjitha palët të ripërqendrohen në de-përshkallëzim dhe parandalim”.

“Bojkoti i zgjedhjeve komunale nga serbët e Kosovës më 23 prill, sulmi i mëvonshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj dhe ndalimi arbitrar i policëve kosovarë nga autoritetet serbe më 14 qershor, të këto gjitha tregojnë për një përkeqësim të shpejtë të situatës, e cila jo vetëm që kërcënon dialogun Prishtinë-Beograd, por edhe vet paqen e rajonit. Zbulimet e fundit të depove të armëve në veri të Kosovës dhe raportimet për kontrabandën e vazhdueshme të armëve përtej kufirit Kosovë-Serbi nxjerrin në pah rreziqet e përshkallëzimeve të mëtejshme”, thuhet në letër.

Ndër tjera, theksohet se duhet të kthehet ekuilibri dhe proporcionaliteti në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë.

“Kosova është shtet sovran dhe demokraci funksionale. Ky fakt duhet të përbëjë bazën për politikën tonë të përbashkët ndaj krizës aktuale. Përpjekjet për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje e jashtme me masa të qarta që ata të mbahen përgjegjës nëse vazhdojnë t’i minojnë zgjedhjet e lira dhe të drejta. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e zgjedhjeve të ardhshme me pjesëmarrje të plotë nga të gjitha komunitetet e pranishme në komunat veriore. Ne duhet të ushtrojmë diplomaci parandaluese nëse kriza aktuale duhet të zgjidhet, dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të japë rezultate pozitive dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të respektohet”.

“Ne kërkojmë që të kthehet ekuilibri dhe proporcionaliteti në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë. Kosova është përballur me pasoja të rëndësishme pas përpjekjeve të kryetarëve të komunave për të hyrë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimin. Por mungesa e presionit të ushtruar ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për ta mbajtur përgjegjëse për sulmet ndaj KFOR-it, nxjerr në pah mungesën aktuale të paanshmërisë në adresimin e pikave të tilla”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, shkruhet se qasja aktuale ndaj Serbisë nuk funksionon dhe se ndaj këtij shteti duhet të përdoren masa të reja.

“Ne e shohim sanksionin e fundit nga qeveria amerikane për Aleksandar Vulin, kreut të Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA). Qasja aktuale nuk funksionon. Ne do të kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos e pranojmë një politikë që në qendër e ka Beogradin për Ballkan”.

“Gjithashtu kërkojmë që ta keni në konsideratë përdorimin e një politike të diplomacisë që të parandalojë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë dhe politike në veri të Kosovës, me ekuilibër dhe proporcionalitet që udhëzon çdo deklaratë, çdo ndëshkim apo sanksion të lëshuar dhe se ata që mbështesin sundimin e ligjit dhe demokracinë nuk qortohen”, thuhet në letër që u publikua nga Kyviv Post.

You Might Also Like

Kurti emëron Imri Demelezin Ministër në detyrë të Bujqësisë

Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e adresave

Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi

KPK anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve

Ndalohet një veturë në Han të Elezit, sekuestrohen rreth 300 mijë euro

Kosova Times August 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
“Babai im filloi të më rrihte.” Si lufta dhe propaganda shkatërrojnë familjet
Kurti falënderon Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën
OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale
Zgjedhjet rumune u fituan papritur nga një mbështetës i Putinit dhe një i djathtë ekstrem. Çfarë po ndodh atje? Hina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?